Hamasi ka lëshuar një deklaratë duke iu përgjigjur pretendimeve të ShBA-së dhe Izraelit, se përdoren spitalet, si al-Shifa, si qendra komanduese duke thënë se mbështetja amerikane për pretendimet është një “dritë jeshile për pushtimin për të kryer masakra më brutale kundër spitaleve, me synim për të shkatërruar sektorin e shëndetësisë”.
Deklarata tha se Hamasi ishte i lumtur që OKB-ja të hetonte pretendimet, raporton Aljazeera.
“Ne ripërtërijmë thirrjen tonë drejtuar Kombeve të Bashkuara për të formuar një komitet ndërkombëtar për të bredhur dhe kontrolluar të gjitha spitalet për të zbuluar gënjeshtrën që është narrativa e okupimit dhe aleatit të tij, Uashingtonit”, tha Hamasi.