LDK-ja publikon këngë, bëhet thirrje për tubimin “Rruga e Re” të 19 nëntorit

E publikuar: 13/11/2023 20:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka publikuar një video në Facebook, të hënën, ku ka treguar se më 19 nëntor në Prishtinë do të prezantohet programi ‘Rruga e Re”.

Për këtë Abdixhiku ka thënë se “Rruga e re po nis”, program që sipas tij është alternativa për zgjidhjen e problemeve të Kosovës.

“Drejt përgatitjeve finale. Ejani këtë të diel, më 19 nëntor, në Prishtinë. Rruga e Re po nis. Faleminderit Shpat Dedës, Armend Xhaferit, Rema Canollit e djemve e vashave të Korit të Kosovës për këtë kryevepër; për Lidhjen dhe Rrugën e Re”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Në video është një këngë për tubimin “Rruga e Re” të LDK-së