Borrell mesazh Serbisë: ‘Disa’ në Ballkan të rreshtohen me ne për sanksione e politikë të jashtme

E publikuar: 13/11/2023 10:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell ka sqaruar se pse sot pas takimit të ministrave të punëve të jashtme të shteteve anëtare të BE-së, të njëjtit do mbajnë një takim të veçantë edhe me shefat e shefet e diplomacisë së gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Këtë po e bëjmë në mënyrë që të tregojmë se sa i rëndësishëm është ky rajon. Të diskutojmë për propozimet që u bënë rishtazi nga Komisioni Evropian. Të insistojmë që të ndjekin më afër politikën tonë të jashtme. Disa vende nuk kanë statistika të ndritura në rreshtim me politikën tonë të jashtme dhe sanksionet”, tha Borrell.

Ndryshe, sipas Borrellit top tema tjera të diskutimit do jenë situata në Gazë, Ukraina e disa të tjera.