Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar të dielën një të dyshuar për dhunim në Gjakovë.
Ai dyshohet se e ka dhunuar një femër me datën 12 të këtij muaji.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe në konsultim me prokurorin do të dërgohet për ekzaminim mjekësor në mjekësi ligjore, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
DHUNIM
Gjakovë 12.11.2023, 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe në konsultim me prokurorin do të dërgohet për ekzaminim mjekësor në mjekësi ligjore, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.



















