Sot rreth orës 16:00, zyrtarë policorë nga SPB Shkup ia kanë hequr lirinë A.P. (28) nga Shkupi për shkak të dyshimit se në shtëpinë familjare me një mjet të mprehtë ka vrarë babanë e tij B.P. (75).
“Vdekja është konfirmuar nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore. Pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB-ja./zhurnal