Politika nuk e përfill Kushtetutën

07.04.2015 17:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Politika nuk e përfill Kushtetutën

Kushtetuta e Kosovës edhe shtatë vjet pas miratimit vazhdon të mos zbatohet në disa aspekte të saj, thonë ekspertët e çështjeve kushtetuese dhe analistët politikë.

Profesori dhe eksperti i çështjeve kushtetuese, Riza Smaka, i cili ka qenë edhe anëtar i komisionit për hartimin e Kushtetutës, mendon se në Kosovë ende ka probleme të mëdha në zbatim e Kushtetutës.

“Politika duhet ta krijojë juridiken ndërsa juridika duhet ta komandojë politikën, përderisa nuk ndryshohet dhe nuk plotësohet. Në vendin tonë nuk është gjithmonë kështu, kështu që politika edhe e krijon dhe më pastaj pa e ndryshuar dhe pa e plotësuar, nuk e përfill, por i përfill politikat ditore qeveritare dhe kjo shkon në disfavor të shtetit të së drejtës”, vlerëson Smaka për Radion Evropa e Lirë.

Kushtetuta e Kosovës është miratuar më 9 prill të vitit 2008, përderisa ajo kishte hyrë në fuqi më 15 qershor të po atij viti.

Analisti i çështjeve politike Halil Matoshi, konsideron se edhe pse Kushtetuta e Kosovës është një Kushtetutë moderne, praktikisht në shumë aspekte nuk zbatohet.

Ai madje thotë se Kushtetuta nuk zbatohet, sidomos sa i përket sundimit të ligjit.

“Kushtetuta si akti më i lartë juridik- politik, nga e cila kanë derivuar ligjet në shtetin e Kosovës, praktikisht mbetet vetëm në letër, ndërkaq nuk vërehet zbatueshmëria e saj në një përqindje shumë të madhe”, tha Matoshi.

Profesori Riza Smaka, zbatimin e Kushtetutës në veri të Kosovës, por edhe në komunat me shumicë serbe e sheh si problem politik.

Ai thotë se në ato komuna të banuara me shumicë serbe vazhdojnë të funksionojnë struktura që mbështeten nga pushteti në Republikën e Serbisë.

“Çështja veriut është çështje specifike, por kryesisht është çështje politike edhe shprehje e raporteve të forcave në terren. Kjo është çështje e tillë edhe natyrisht edhe këtu politikat duhet të ishin më pro-aktive”, tha Smaka.

Lidhur me shtrirjen e Kushtetutës në veri të Kosovës, analisti Matoshi, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson se në këtëpjesë të vendit “Kushtetuta nuk ekziston”.

“Në veri nuk sundojnë, nuk mbretërojnë ligjet në frymën e Kushtetutës së Kosovës. Praktikisht për veriun e Kosovës, Kushtetuta e Kosovës është inekzistente”, u shpreh Matoshi.

Ndryshe, institucionet e Kosovës kanë shënuar të martën shtatë vjetorin e nënshkrimit të Kushtetutës së Republikës.

Presidentja Atifete Jahjaga e ka vlerësuar këtë si njërën ndër ditët më të rëndësishme të shtetësisë së Kosovës.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës u aprovua si domosdoshmëri e kohës që do ta mundësonte krijimin e Kosovës së pavarur, por edhe si akt i cili ngërthen tërë sakrificën dhe angazhimin e gjeneratave të tëra, që punuan e u flijuan që ne – të gjithë ne – të frymojmë të lirë, që të jemi zot të vetvetes”, ka thënë Jahjaga.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Kushtetuta e Kosovës, është akti më i lartë juridik, që kurorëzoi pavarësinë e vendit. Ai shtoi se kjo ditë duhet të “jetë rikujtim i përkushtimit tonë për vlera evropiane”.

“Sot, të gjithë ne jemi në rrugë për të realizuar synimet tona. Do ta ushtrojmë sovranitetin në tërë territorin e Republikës së Kosovës, por po ashtu, do të shfrytëzojmë këtë sovranitet për t’iu krijuar qytetarëve tanë jetë më të mirë dhe më të begatshme, të gjithë atyre, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, fetare, gjinore ose ndonjë përkatësi tjetër”, ka thënë Mustafa.

Kushtetuta, Kosovën e definon si një shtet qytetar, me shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera, si dhe e definon Kosovën si një shtet laik. /REL/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar