Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnjë, ku një makinë ka përplasur një kalimtar 87-vjeçar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kryqëzimin e Savrës, teksa Avdyl Çullhaj ishte duke kaluar rrugën, ndërsa mbante në shpinë një ngarkesë me dru zjarri. Në këtë moment një 38-vjeçar, që drejtonte një makinë fuoristradë, e ka përplasur duke i shkaktuar plagë të rënda. Ai u dërgua në spital, por fatkeqsisht nuk mundi të mbijetonte dhe ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit, ndërkohë është shoqëruar në Komisariat, ndërkohë që pritet zbardhja e ngjarjes.
Njoftimi i policisë më herët për aksidentin:
Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:20, në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”, shtetasi O. F., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin A. Ç., 87 vjeç, banues në Savër, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.