Po vjen vera dhe së bashku me të sezoni i dasmave. Facebook “mbushet” me statuse për martesë, para se të jenë rezervuar lokalet. Mirëpo, para statuseve për martesë, më irrituese janë statuset për fejesë – posaçërisht të çifteve të reja! Telegrafi ju sjell një përmbledhje përkitazi me këtë.
1. Po martoheeeeeem…
Rrethi vicioz i vetëkënaqësisë, fillon me atë që është e detyrueshme: mashkullin e ulur në njërin gju, “ajo tha po”, “s’mund të besoj”, “jam shumë i/e lumtur” dhe albumin me 35 fotografi të këtij “momenti”.
2. Video e propozimeve për martesë
Në internet janë të panumërta videot që shfaqin propozimet interesante dhe romantike për martesë. Këto shfrytëzohen nga meshkujt që duan të propozojnë, por ende nuk e kanë marrë mundin. Bëhuni burrë dhe bëjeni pyetjen e madhe, por mundësisht në privatësi të plotë.
3. Unazat
Dora që ka unazën në fytyrë, del në pothuajse 55 fotografi të çiftit, me mbishkrimin: “Jemi fejuar”. Falë unazës shndritëse, përndryshe asgjë nuk do të dinim.
4. Mesazhe direkte për lidhjet e të tjerëve
Statuse që tingëllojnë si: “Tash që jam fejuar, mund t’ju ndihmoj të gjithëve se si të hedhin hapat drejt një lidhje të mirë dhe të qëndrueshme”. Jo bre?
5. Numërimi së prapthi në statuset në Facebook
Kanë mbetur edhe 17 muaj, deri tek dita e madhe. Përgatitjet: fustanet, lulet e urimet s’kanë të ndalur.
6. Deklarimi për dashuri të përjetshme në pothuajse çdo rast
Është një fundjavë shumë e mirë, jam shumë e lumtur që kam pranë dashurinë e jetës time, diellin tim që e dua shumë, qielli dhe mali im, mbreti im, telefoni im, ulësja e prapme e veturës sime, e çkado tjetër, përfshirë mëngjesi im…
7. Përdorimi i shpeshtë i fjalisë: grua e ardhshme
Kjo tingëllon diçka si servilizëm, nënshtrim dhe obligim se duhet patjetër të ndodhë.
8. Mendimi se të gjithë miqtë i ka të pasur
“Nuk mund të pres për natën e beqarisë”, koment i shoqëruar me lokacionet e vendeve luksoze ku do të mbahen ahengjet dhe destinacionet e pushimit me miq. Këto janë të tepërta, sepse shumë më simpatike është një fotografi e vetme me atë që i jep fund beqarisë dhe miqve që e rrethojnë.
9. Mënjanimi i beqarëve
Çifti i sapofejuar ka hyrë në botën e të rriturve dh nuk ka punë më me ata që nuk janë të martuar, e mos të flasim për ata që nuk kanë as partner. Në shoqërimin e tyre janë vetëm çiftet, qoftë ata miq pa rëndësi me të cilët rrallë mbajnë ndonjë korrespondencë.
10. Bëhen gra, para se të jenë
Sapo fejohen, largohen nga pijet, fillojnë stërvitjet në palestër, nuk hanë natën për të mbajtur vijën e trupit, kyçen në grupe për nuse në Facebook dhe bëjnë pëlqime në fustane dhe torta. Dhe, tërë kjo18 muaj para ditës së madhe.
Të gjitha këto që lexuar më lartë, janë dokumentuar në baza ditore. /Telegrafi/