Franca rikonfirmon mbështetjen ndaj agjendës Evropiane të Kosovës

07.04.2015 14:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Franca rikonfirmon mbështetjen ndaj agjendës Evropiane të Kosovës

Ministri i Integrimit Evropian Bekim Çollaku, është takuar sot në Paris me zyrtarë të lartë të shtetit francez të cilët kanë rikonfirmuar vazhdimin e mbështetjes së Francës ndaj agjendës evropiane të Kosovës. Në tri takime të ndara që zhvilloi me sekretarin e shtetit për çështje evropiane z. Harlem Desir, drejtorin për Evropën Kontinentale, z. Eric Fournier dhe me drejtorin për BE në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, z. Pierre Levy, ministri Çollaku mori përkrahjen e tyre për procesin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, përmbushjen e kritereve për dialogun për liberalizimin e vizave dhe vazhdim e procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Duke i falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme që po i japin Kosovës në përgjithësi, me theks të veçantë në procesin integrues, ministri Çollaku, i ka njoftuar përfaqësuesit e këtij shteti me hapat që ka ndërmarr Kosova në drejtim të plotësimit të kritereve për përmbushjen e agjendës evropiane si dhe për procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, njofton kumtesa nga Ministria e Integrimeve.

“MSA-ja ka një rëndësi të veçantë për vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së dhe ne i jemi mirënjohës Francës për mbështetjen që po na ofron në këtë proces. Tani ne jemi duke lëvizur para në këtë drejtim dhe pritet që nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit të ndodh gjatë këtij viti. Ky do të jetë një hap i ri dhe i rëndësishëm në procesin reformues të Kosovës”, ka thënë z. Çollaku.

Sa i përket procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, ministri Çollaku, i ka njoftuar që deri në muajin qershor, do të jenë të përmbushura të gjitha kriteret për këtë proces dhe se pastaj raporti final do t’i dërgohet Komisionit Evropian për vlerësim, e më pas pritet të ndodhin edhe hapat e tjerë.

Në këto takime, ndër të tjera është diskutuar edhe për migrimin jo të rregullt e parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Ministri Çollaku, ka njoftuar zyrtarët francez me punën që ka bërë Kosova në rregullimin e infrastrukturës ligjore dhe veprimet konkrete për parandalimin e ekstremizmit dhe luftimin e terrorizmit. “Kosova është vendi i parë në rajon që ka dalë me Ligjin për parandalimin e pjesëmarrjes së qytetarëve të saj në konfliktet e armatosura jashtë vendit. Po ashtu jemi duke punuar në Strategjinë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Kosova ka dhënë mesazh të qartë që nuk do të toleroj asnjë organizatë dhe individ me bindje dhe platformë ekstreme fetare, politike apo ndonjë formë tjetër”, ka theksuar ai.

Në aspektin e bashkëpunimit bilateral, ministri Çollaku është fokusuar në thellimin e bashkëpunimit sidomos në kuadër të zhvillimit ekonomik dhe tërheqjes së investitorëve francez për të investuar në Kosovë. Në këtë kontekst ai ka theksuar rëndësinë e madhe që ka përmbyllja me sukses e privatizimit të Qendrës së skijimit në Brezovicë si një mesazh i qartë inkurajues për investitorët francez./Indeksonline/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Liderët evropianë të gatshëm për negociata me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Liderët evropianë të gatshëm për negociata me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Afër 20 milionë euro të groposura në pyll, Reuters publikon pamjet e parave që iu gjetën ish-ministrit të Orban

Afër 20 milionë euro të groposura në pyll, Reuters publikon pamjet e parave që iu gjetën ish-ministrit të Orban

Arrestime të njëpasnjëshme, Serbia hap sirtarët e drejtësisë pas humbjes së Vuçiqit

Arrestime të njëpasnjëshme, Serbia hap sirtarët e drejtësisë pas humbjes së Vuçiqit

Elon Musk tallet me humbjet e republikanëve, pavarësisht shpenzimeve rekord në zgjedhjet afatmesme

Elon Musk tallet me humbjet e republikanëve, pavarësisht shpenzimeve rekord në zgjedhjet afatmesme

Demokratët marrin kontrollin e Kongresit – Çfarë nënkupton rezultati për Trumpin?

Demokratët marrin kontrollin e Kongresit – Çfarë nënkupton rezultati për Trumpin?

Aeroplani me Vulin dhe dy zyrtarë serbë i nisur drejt Rusisë kthehet mbrapsht, politikani serb: Kush po ik drejt Moskës?

Aeroplani me Vulin dhe dy zyrtarë serbë i nisur drejt Rusisë kthehet mbrapsht, politikani serb: Kush po ik drejt Moskës?

Miku i Vuçiçit në pranga, dyshohet se nxori ilegalisht 380 mln euro nga kasaforta e bankës

Miku i Vuçiçit në pranga, dyshohet se nxori ilegalisht 380 mln euro nga kasaforta e bankës

Merkel thotë se është koha që Gjermania të ketë presidenten e parë grua

Merkel thotë se është koha që Gjermania të ketë presidenten e parë grua

Ambasada e SHBA-së deklarohet për zgjedhjet në Serbi që përmbysën Vuçiqin: I gëzohemi tranzicionit të rregullt të pushtetit

Ambasada e SHBA-së deklarohet për zgjedhjet në Serbi që përmbysën Vuçiqin: I gëzohemi tranzicionit të rregullt të pushtetit

Trumpi urdhëron hetime ndaj Grenellit

Trumpi urdhëron hetime ndaj Grenellit

Protestat e dhunshme në Francë, vendoset shtetrrethimi i pjesshëm në Paris dhe disa qytete të tjera

Protestat e dhunshme në Francë, vendoset shtetrrethimi i pjesshëm në Paris dhe disa qytete të tjera

Rubio: Trump do të marrë deri në 60 ditë për të shqyrtuar sanksionet ndaj Rusisë

Trump: Nuk do ta sulmojmë Iranin para zgjedhjeve të 3 nëntorit, po zhvillojmë bisedime produktive me Teheranin

Trump: Nuk do ta sulmojmë Iranin para zgjedhjeve të 3 nëntorit, po zhvillojmë bisedime produktive me Teheranin

Musk rikthehet në kampin e Trumpit, do të drejtojë studimin e Pentagonit mbi të ardhmen e luftës

Musk rikthehet në kampin e Trumpit, do të drejtojë studimin e Pentagonit mbi të ardhmen e luftës

“Thuaji shefit tënd: Mjaft është mjaft” – ministri i Jashtëm polak përballet me Lavrovin në OKB

“Thuaji shefit tënd: Mjaft është mjaft” – ministri i Jashtëm polak përballet me Lavrovin në OKB

Administrata Trump ashpërson rregullat për vizat, në shënjestër “turizmi i lindjeve” në SHBA

Administrata Trump ashpërson rregullat për vizat, në shënjestër “turizmi i lindjeve” në SHBA