Një stuhi e fortë ka goditur dje Vojvodinën dhe nga era e fortë është shembur çatia e një familjeje në fshatin Pivnicë.
Në rrjetet sociale është shfaqur një video e erës duke e larguar çatinë, ndërsa banorët e këtij fshati kanë apeluar qytetarët që të mos dalin në rrugë dhe të mos i lënë fëmijët jashtë për shkak të rrezikut.
Një erë e stuhishme ka krijuar kaos sot në Serbi. Pemët kanë rënë në rrugë, shiu dhe era e fortë ka lëvizur gjithçka para saj.