Një grua është gjetur pa shenja jete në Gjakovë.
Në raportin 24-orësh, policia njofton se rasti ka ndodhur dje rreth mesditës dhe se trupi i viktimës është dërguar për obduksion.
“HETIM I VDEKJES- Gjakovë / 04.11.2023 – 13:33. Raportohet se viktima femër kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë saj. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.”


















