Një 20 vjeçare është gjetur shëndoshë e mirë në kryeqytet, pas denoncimit të prindërve të saj kur ajo ishte zhdukur nga shtëpia. Teksa ishte shpallur në kërkim nga policia e Lezhës pas denoncimit të prindërve të saj, një 20-vjeçare është gjetur disa ditë më pas në Tiranë, madje e martuar.
Martesa e saj ishte kryer sipas të gjitha procedurave që kërkon ligji. Blutë e Tiranës bëjnë me dije se kane kapur shtetasen me inicialet D.P., 20 vjeçe, pasi ishte shpallur në kërkim nga policia e Lezhës, për “largim nga banesa”.
20 vjeçarja ka deklaruar se me dëshirën e saj ishte larguar nga shtëpia e saj në qytetin e Lezhës, për të ardhur në Tiranë, ku është martuar me shtetasin E.D., banues në kryeqytet.
Lidhur me këtë çështje, agjentët e policisë kanë kryer verifikimet e duhura në gjendjen civile përkatëse, ku rezultoi se të dy kishin kryer të gjitha veprimet zyrtare për martesën e tyre.