Avokati serb Cedomir Stojkoviç tha në një intervistë për Euronews Albania se në Serbi Aleksandër Vuçiç nuk e do njëri por njerëzit e votojnë nga frika.
Sipas tij, opozita serbe nuk ka asnjë shans të vijë në pushtet në zgjedhjet e ardhshme pasi ka një bashkëpunim mes opozitës zyrtare të Serbisë dhe qeverisë dhe opozita e vërtetë nuk është e përfshirë në zgjedhje.
“Nuk ka asnjë shans që në Serbi të vijë në fuqi opozita, ka një bashkëpunim të madh mes opozitës zyrtare të Serbisë dhe qeverisë se opozita e vërtetë nuk është e përfshirë në zgjedhje. Ka një bashkëpunim mes shumicës dhe opozitës. I vetmi qëllim i këtyre zgjedhjeve është të zhvendosin presionin ndaj qeverisë. Njerëzit sigurish që nuk janë të lumtur, madje edhe ata që votuan për të nuk janë të lumtur.
Madje mund të pohoj se nëse do kishim ne demokraci në Serbi, Vuçiç do e kishte humbur pushtetin brenda javës. Atë nuk e duan madje as votuesit e tij, por votuesit janë nën trysni të madhe me telefonata, trokitje në derë. Partia në pushtet bën me miliona telefonata që të votojë për të, votuesit kanë njerëz që punojnë në administratë dhe kontrollohen për mënyrën si votojnë dhe votojnë për Vuçiç vetëm se nuk kanë besim se dikush tjetër do t’i mbrojë nëse nuk votojnë Vuçiç”, tha avokati.