Politikani opozitar serb, Boban Bogdanoviq ka bërë të ditur se është larguar nga Serbia.
Ai ka shkruar se është larguar nga djepi më i madh i së keqes në Ballkanin Perëndimor. Përderisa, e ka akuzuar presidentin serb Vuçiq si “diktator nazist”.et.
“U largova nga Serbia dhe diktatura e nazistit Aleksandër Vuçiq, i cili së bashku me Aleksandër Vulin, BIA-n dhe Zvonko Veselinoviçin, udhëheq klanin më të madh kriminal në Evropë!
Unë u largova nga Serbia, vendi që sponsorizon terrorizmin ndërkombëtar!
E lashë djepin më të madh të së keqes në Ballkanin Perëndimor!”, ka shkruar Bogdanoviq në platformën “X”.
I left 🇷🇸 and the dictatorship of the nazi @avucic, who
together with Aleksandar Vulin, BIA and Zvonko Veselinović, leads the largest criminal clan in Europe!
I left 🇷🇸, the country sponsoring international terrorism!
I left the biggest cradle of evil in the Western Balkans! pic.twitter.com/nJgx9JwTXK— Boban Bogdanović (@GenSecRespond) November 1, 2023