Autoritetet ruse sot kanë aktivizuar sirenat që paralajmërojnë sulmet ajrore në portin e Sevastopolit në Krime, duke pritur që ukrainasit t’i sulmojnë.
Siç raporton Al Jazeera në orët e para të mëngjesit janë dëgjuar sirenat që paralajmërojnë sulmet e mundshme, transmeton Telegrafi.
E si preventivë është ndalë trafiku në urën e Krimesë që lidh gadishullin e Krimesë me Rusinë, e gjithashtu është ndaluar edhe trafiku ujor.
Në rrjetet sociale është shfaqur një video e “perdes së tymit” që do të duhej të mbronte urën nga sulmet me raketat britanike Storm Shadow, që Britania e Madhe ia dërgoi Ukrainës.
Al Jazeera raporton se sirenat e sotme të aktivizuara, po ndodhin pas një seri sulmesh të ukrainasve në Krime në javët e fundit.