Pas shpërthimi të skandalit të përgjimeve, shihet si e gati e pamundur që arrihet dialog, pasi palët janë mosbesuese ndaj njëra-tjetrës.
BE duhet të përfshihet në procesin e dialogut edhe pse zgjidha nuk do të jetë e lehtë.
Duke iu referuar konfliktit etnik mes Ushtrisë Kombëtare të Çlirimit të shqiptarëve dhe Forcave të Sigurisë së Maqedonisë, që u ndal nga Perëndimorët me marrëveshjen e Ohrit në vitit 2001, i dërguari i BE-së paralajmëron se e njëjta situatë e rrezikshme mund të shpërtheje sërish.
Zyrtarët thonë se këtë herë Komisioni Evropian pritet të mos propozojë nisjen e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE, siç ka propozuar në dy progres raportet e fundit.