Sot, një grup aktivistesh e pritën Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, para ndërtesës së Presidencës së BeH-së dhe me atë rast vendosën pankarta për ngjarjet aktuale në Gaza.
“BE-ja dhe Von der Leyen janë bashkëpunëtorë në gjenocidin në Gaza”; “Ndalo zjarrin tani”; janë vetëm disa nga mesazhet e këtyre aktivistëve të të drejtave të njeriut.
Kujtojmë se Ursula von der Leyen mbërriti mëngjesin e sotëm për të vizituar Bosnje-Hercegovinën dhe u takua me anëtarët e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës.
Është planifikuar që Von der Leyen sot të marrë pjesë në disa aktivitete të tjera në zonën e Kantonit të Sarajevës, ndërsa në ora 11:30 është paraparë një konferencë për media me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borjana Kristo.