Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të udhëtojë në Izrael të premten, për t’u takuar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë.
Lajmi konfirmohet nga një zyrtar izraelit për The Times of Israel.
Kjo është vizita e tij e dytë që nga nisja e luftës Hamas-Izrael. Blinken vizitoi Izraelin më 12 tetor dhe zhvilloi një takim gati tetë orësh me kabinetin e luftës të kryeministrit Netanyahu.
Ai nisi një turne rajonal që përfshiu ndalesa në pesë vende të tjera duke kërkuar të ndërtojë një koalicion kundër Hamasit ndërsa koordinohej me aleatët për të siguruar dërgimi i ndihmave humanitare në Gaza dhe lirimi i pengjeve./abcnews.al