Bolivia prish marrëdhëniet diplomatike me Izraelin

E publikuar: 31/10/2023 22:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Bolivisë sot ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Izraelin.

Ministria e Jashtme e vendit konfirmoi sot masën, duke akuzuar Izraelin për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit në sulmet e tij në Gaza.

La Paz në mënyrë të ngjashme ndërpreu lidhjet me Izraelin në vitin 2009 në shenjë proteste kundër sulmeve izraelite në enklavën palestineze atë vit.

Marrëdhëniet diplomatike u rinormalizuan vetëm në vitin 2020, nën qeverinë e presidentes, Jeanine Anez, shkruan Sky News.

Ajo u largua në të njëjtin vit dhe u zëvendësua nga presidenti aktual, Luis Arce.