Policia e Parisit ka qëlluar me armë duke e plagosur rëndë një grua e cila bëri komente kërcënuese dhe bërtiti “Allah Akbar” në një tren të martën.
Policia u thirr pasi dy pasagjerë raportuan rreth orës 07:30 se një grua e veshur me “mbulesë të plotë” po kërcënonte në një tren në Val-de-Marne, tha në një konferencë shtypi prefekti i policisë së Parisit, Laurent Nuñez.
Incidenti vjen ndërsa Franca po përballet me tensionet në rritje për luftën midis Izraelit dhe Hamasit, raporton Euronews.
Nuñez shtoi se sipas dëshmitarëve, gruaja gjithashtu bërtiti: “Të gjithë do të vdisni”.