Deputeti britanik, Paul Bristow nga Partia Konservatore në pushtet është shkarkuar nga roli i tij si ndihmës ministror pasi bëri thirrje për një armëpushim në luftën Izrael-Gaza.
Bristow, një ndihmës i Sekretarit të Shtetit për shkencën, inovacionin dhe teknologjinë i kishte shkruar një letër kryeministrit Rishi Sunak javën e kaluar duke i kërkuar atij të ndryshonte qëndrimin e tij për konfliktin dhe të mbështeste një fund “të përhershëm” të armiqësive.
Qeveria britanike thotë se mbështet “pauza humanitare”, por jo një armëpushim, shkruan Aljazeera.
Në letrën e tij, Bristow tha se një armëpushim i plotë do të shpëtonte jetë dhe do të lejonte që ndihma humanitare “të arrijë tek njerëzit që kanë më shumë nevojë për të”.