Menaxhmenti i Trepçës suspendon kryetarin e sindikatës, Ibrahim Jonuzi dhe disa të tjerë

E publikuar: 30/10/2023 15:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Menaxhmenti i Trepçës ka marrë vendim që t’i suspendojë nga puna kryetarin e sindikatës, Ibrahim Jonuzin, nënkryetarin e sindikatës, dy anëtarë dhe një minator.

Vendimi u është komunikuar përmes telefonit para 1 ore.

“Punonjësit Ibrahim Jonuzi, Fevzi Ademi, Desat Kerleshi, Eset Meha, punëtorë të Trepça Sh. A. largohen përkohësisht nga puna, duke filluar nga data 27.10.2023”, thuhet në vendimin e menaxhementit që është marrë para tri ditësh.

Sindikata ka bërë të ditur për RTV Dukagjinin se nuk u është thënë arsyeja e suspendimit dhe ende nuk kanë marrë një vendim zyrtar.

Ndërkaq, minatorët e Trepçës kanë hyrë në ditën e shtatë të grevës së urisë.

Kërkesat e minatorëve janë që pagat t’u dalin me kohë, të ketë përmirësim të kushteve të punës, sigurime shëndetësore dhe shkarkim të menaxhmentit./dukagjini