Dy persona në dy raste të ndara në Prishtinë kanë raportuar se janë sulmuar me armë zjarri.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.
Tutje thuhet se për këto dyshime janë duke u kryer hetime intensive për identifikimin dhe arrestimin e sulmuesve.
“Në dy raste të ndara ne regjionin e Prishtinës dy persona kanë raportuar se janë sulmuar me armë zjarri. Nuk është raportuar për ndonjë të lënduar, përderisa lidhur me rastet janë duke u kryer hetime intensive për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, thuhet në raport.
















