Ekspertët e bombave të Njësisë Speciale paralajmërojnë protestë ditëve në vijim

E publikuar: 29/10/2023 19:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ekspertët e bombave të njësisë speciale ‘BOMB SQUAD’ (NJTME), për shkak të pakënaqësive dhe diskriminimit me shtesat e rrezikshmërisë paralajmërojnë protestë në ditët në vijim.

Njësia ‘’BOMB SQUAD’ (NJTME) është njësi elitare e cila operon në kuadër të njësive speciale të Policisë se Kosovës

Detyrat primare të saj janë reagimi në kërcënimet me bomba, zbulimi, çmontimi i gjitha llojeve të bombave, mjeteve eksplozive si dhe materieve të rrezikshme të cilat kanë prapavijë kriminale-terroriste, njofton.

Poashtu specialistët e kësaj njësie bëjnë ekspertiza të detajuara shkencore për rastet e shpërthimeve dhe gjetjeve të mjeteve eksploduese.

Pjesëtaret e kësaj njësie numri i të cilëve sipas informatave aktualisht është i vogël, janë të trajnuar në akademitë më prestigjioze në botë, ndërsa certifikimi i tyre si ekspert të kësaj fushe zgjat 5 vjet.