Shefi i OBSH: Raportimet për evakuim nga spitali dhe kërcënimet janë thellësisht shqetësuese

E publikuar: 29/10/2023 13:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shoqëria Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe tha se kishte marrë urdhra izraelitë për të evakuuar spitalin “Al Quds”, duke pretenduar se më pas do të bombardohej.

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i ka quajtur “thellësisht shqetësuese” raportet e “kërcënimeve të evakuimit” në Spitalin “Al Quds”.

“Ne e ritheksojmë – është e pamundur të evakuohen spitalet plot me pacientë pa rrezikuar jetën e tyre”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, shkruan Sky News.

“Sipas ligjit ndërkombëtar humanitar, kujdesi shëndetësor duhet të mbrohet gjithmonë.”