Deponohen para të falsifikuara në një bankomat në Klinë

E publikuar: 28/10/2023 13:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka disa raste që kohëve të fundit janë raportuar për para të falsifikuara të cilët hasen në bankomate.

Rasti i fundit ka ndodhur dje në mesditë, në rrugën “Abedin Rexha” në Klinë, ku zyrtari i një banke ka raportuar se gjatë numërimit të një shume parash të pranuara në bankomat, kanë hasur në disa kartëmonedha (6×50 dhe 1×20) euro, të dyshimta të falsifikuara në vlerë prej 320 euro.