Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se mbi 68 mijë pacientë kanë kryer shërbime dhe ekzaminime mjekësore, në kuadër të Klinikës Emergjente, në nëntë muajt e parë të këtij viti.
Kësisoj, ky institucion bëhet e ditur se është më i ngarkuari dhe me më së shumti punë në Kosovë.
Në njoftim thuhet se nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 7 mijë e 224 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtejmë nga klinikat përkatëse të QKUK-së, kurse janë kryer edhe 995 operacione emergjente mjekësore.
“Numri i vizitave sipas profileve mjekësore
-16 mijë e 602 pacientë në dhomë të Reanimimit
-20 mijë e 502 pacientë në dhomën Internistike
-11mijë e 341 pacientë në dhomën e Kirurgjisë
-14 mijë e 398 pacientë në dhomën e Ortopedisë”, thuhet në komunikatë. /lajmi.net/

















