Parashikimi i motit për fundjavë

E publikuar: 27/10/2023 20:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës tregon se gjatë funjavës do të mbajë mot kryesisht me diell dhe temperaturat më të larta do të shkojnë deri në 23 gradë celsius.

Të shtunën do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale kohore me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Në orët e para të ditës parashihet të ketë mjegull në ultësira dhe në vende rrëzë maleve. Vranësira të pakta mund të ketë për rreth relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 19-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.