MPJ shpëtoi dhe i solli në vendlindje kosovarët nga zona e luftës në Jemen

06.04.2015 12:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
MPJ shpëtoi dhe i solli në vendlindje kosovarët nga zona e luftës në Jemen

Ministria e Jashtme e Republikës së Kosovës, pas shpërthimit të luftës dhe rrezikshmërisë së lartë për jetë në Jemen, ka arritur t’ i evakuojë shtatë shtetas kosovarë që ishin me banim të përkohshëm atje. Të gjithë ata tashmë kanë mbërritur në Kosovë.

Zëvendësministri i Jashtëm, Petrit Selimi, ka bërë të ditur se “pas shumë përpjekjeve, shteti i Xhibutit shprehu gatishmërinë për të na ndihmuar në evakuimin e shtetasve tanë bashkë me shtetasit e tyre nga Jemeni dhe operacioni për evakuimin e tyre u përmbyll me sukses”.

“Gjendja në Jemen po përkeqësohej gjithnjë e më shumë dhe pritej edhe ndërhyrja me trupa tokësorë të aleancës së dhjetë shteteve”.

Kreshnik Gashi, sekretar i përgjithshëm në MPJ, i cili i priti në aeroport të shtatë kosovarët e kthyer në vendlindje, tha se me të marrë lajmin se shtetasit kosovarë me vendbanim të përkohshëm në Jemen ishin në rrezik, MPJ ka filluar me procesin e evakuimit, në bashkëpunim me ambasadën e Kosovës në Riad, njofton kumtesa nga MPJ .

Ai shtoi se nga ky proces janë evakuuar dhe janë kthyer në vendlindje shtatë shtetas kosovarë. Gashi ka thënë se ky proces ka qenë mjaft i ndërlikuar sepse konflikti ka qenë i ashpër dhe se disa tentativa të mëhershme kishin dështuar.

Autoritetet e Kosovës bashkë me autoritetet turke dhe pakistaneze, që gjithashtu kishin qytetarë të tyre në zonën e luftës, patën organizuar disa herë operacione për evakuimin e shtetasve kosovarë dhe turq, por për arsye të rrezikshmërisë së lartë të udhëtimit ajror ishin detyruar që t’i anulojnë ato deri më tash.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Vr!tet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet