Gazetari serb, Branislav Kërstiq në emisionin “Politiko” ka komentuar takimin e sotëm në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, kryeministri Kurti është i vetëdishëm se çka është duke bërë, raporton Gazeta10.
“Kryeministri Kurti është kryeministri i fundit i pavarur në Evropë, që nuk e dëgjon askënd, ne e dimë se ajo tragjedia e Banjskës ku humbi jetën një polic dhe disa jeta të kosovarëve të cilat kanë qenë të manipuluar për atë që ndodhi, dhe unë besoj se zoti Kurti është i vetëdishëm se çka është duke bërë”, tha ai në Kanal10.

















