Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimeve në Bruksel me funksionarë të lartë evropian, ka thënë se Serbia e ka refuzuar ofertën e tij që të nënshkruajë draftin e 21 tetorit.
”Pavarësisht ofertës sime, Serbia refuzoi të nënshkruajë marrëveshjen dhe draftin e 21 tetorit. Përkundrazi, ajo kërkoi një letër anësore që do të anulonte 3 parime të marrëveshjes dhe propozimin e 21 tetorit. Pranimi do të thotë nënshkrim, dhe nënshkrimi garanton pranimin dhe zbatimin”, ka deklaruar Kurti.
Kreu i ekzekutivit ka zhvilluar takime gjatë ditës më liderët e Bashkimit Evropian, Gjermanisë, Francës e Italisë.
Kurti ka shkruar në Twitter edhe për sulmin terrorist të 24 shtatorit.
”Theksova se pas sulmeve terroriste të 24 shtatorit, rëndësia e sigurisë së Kosovës është parësore, siç është mbajtja e Serbisë përgjegjëse. Kosova ka pranuar/miratuar Marrëveshjen Themelore dhe unë ofrova ta nënshkruaj sot këtë herë së bashku me propozimin BE-së të 21 tetorit”, ka thënë Kurti.
Today I met w/ President Macron, Prime Minister Meloni, Chancellor Scholz, European Council President Charles Michel, HR/VP Borrell, and SR Lajcak. I thanked each of them for their efforts. 🇽🇰 has adopted the Basic Agrmt and its Annex, which is a feat for Kosova and the EU.
— Albin Kurti (@albinkurti) October 26, 2023



















