Ministri i kabinetit të luftës së Izraelit, Benny Grantz, tha se shteti i tij do të marrë vendimet e tij bazuar në interesat e veta, mbi planet e luftës në Gaza.
“Ne nuk do t’u besojmë më të tjerëve, sado bujarë të jenë ata. Vetëm ne do të mbrojmë veten dhe çdo hebre”, deklaroi ai.
Grantz i cili në të kaluarën ishte ministër i Mbrojtjes dhe udhëheqës i ushtrisë izraelite, gjithashtu tha se do të duheshin vite për të rivendosur sigurinë në Izraelin jugor, raporton BBC.