Gjenden mbetjet mortore të minimalisht një të zhdukuri nga lufta, në Arbanë të Prizrenit

E publikuar: 26/10/2023 12:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot kanë vazhduar gërmimet në një lokacion të varrezave në lagjen Arbanë të Prizrenit, në kërkim të mbetjeve mortore të personave të zhdukur me forcë nga koha e luftës.

Këto gërmime kanë rezultuar me gjetjen e mbetjeve mortore të minimalisht një personi të zhdukur nga koha e luftës.

“Gërmimet e filluara paradite , kanë rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e eshtrave (mbetjeve mortore) te minimumi një individi, viktimë e luftës, që potencialisht vazhdon të jetë në Listën e Personave të Zhdukur”, ka bërë të ditur Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Pas zhvarrimit njoftohet se do të vazhdohet me procedurat e nevojshme të ekzaminimeve mjekoligjore dhe identifikimit përmes analizës së ADN-së në Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur.