Ministri i Mbrojtjes thotë se sulmi si në Banjskë mund të përsëritet

E publikuar: 26/10/2023 11:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Mbrojtjes, Naser Maqedonci, duke folur për sulmin në Banjskë gjatë konferencës vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2023”, tha se sulme të tilla mund të përsëriten, përderisa Serbia kryen stërvitje ushtarake afër kufirit me Kosovën.

“Roli i partnereve në këtë fushë nuk është veç i rëndësishëm por fundamental. Mbesim t’i ndajmë me partnerët tanë të botës demokratike. Me qëllim të vazhdimit të interesave të tyre hegjemoniste, kjo vërehet në luftën në Ukrainë dhe Izrael. Rëndësia e jonë në operacionet e kanë dëshmuar në pjesën veriore të vendit grupet serbe kanë tentuar të marrin territor. Duke i’u falënderuar Policisë njësiteve të saj dhe bashkëpunimit me partnerët tanë kanë dëshmuar për profesionalizmin. Serbia ka gjithmonë interesa hegjemoniste. Duke dashur forcimin e ushtrisë kemi investuar në armatim. Për herë të parë, Kosova ka marrë pjesë në stërvitjet ‘Defender 2023’ të organizuar nga ShBA”, u shpreh ai.

“Kosova nuk do të jetë kërcënim për askënd por do të jemi partnerë dhe për këto vite ne kemi bërë transformimin real. Buxheti për FSK është rritur për 110 për qind. Gjatë këtyre dy viteve të fundit kemi investuar në sistemin e armatimit dhe kemi marrë pjesë në ushtrime ushtarake. Për më tepër FSK ka zbarkuar në lindjen e mesme për operacione trajnime dhe për paqe. Ne gjithashtu jemi krenar me qendrën e trajnimit që ofron trajnime të operatorëve vendor dhe ndërkombëtar.”