Nesër protestohet në mbështetje të minatorëve para menaxhmentit të “Trepçës”

E publikuar: 25/10/2023 22:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nesër nga ora 12:00 do të protestohet përpara menaxhmentit të minierës “Trepça” në hyrje të qytetit të Mitrovicës.

Kjo u bë e ditur përmes një pankarte që është vendosur në sheshin e Mitrovicës, ku thuhet se është koha që t’i thuhet stop padrejtësive ndaj minatorëve.

“Ata ishin ndër të parët që i thanë stop padrejtësive ndaj shqiptarëve, prandaj është koha jonë të themi stop padrejtësive ndaj minatorëve. Minatorë, Kosova është e juaja e ne jemi me ju.” – thuhet ndër të tjera në pankartë.

Kujtojmë se që nga dje, minatorët e “Trepçës” janë në grevë ku po kërkojnë që pagat e tyre të dalin në mes datave 6 dhe 10, të shkarkohet kryeshefi i ndërmarrjes dhe të ketë sigurime shëndetësore.