Policia e Kosovës po vazhdon bastisjet në veri. Të njëjtat lidhen me sulmin terrorist të 24 shtatorit, në Banjskë.
Një nga bastisjet ishte pikërisht në shtëpinë e cila është në pronësi të Vladimir Toliqit.
Ky i fundit mbet i plagosur gjatë sulmit terrorist dhe i njëjti është aktualisht në paraburgim.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, ka thënë për Portalin Dukagjini se deri më tani nuk ka ndonjë të arrestuar.
“Jemi duke zhvilluar disa bastisje në veri të Mitrovicës lidhur me rastin Banjska dhe deri në këtë moment nuk ka të arrestuar”, ka thënë Elshani.

















