Vatikani është tronditur së fundmi nga një tjetër skandal seksual, ndërsa sot njoftoi dorëheqjen e një peshkopi polak, kreut të një dioqeze në Poloninë jugore që së fundmi tërhoqi vëmendjen e mediave lokale, sepse një prift organizoi një orgji në famullinë e tij.
Mediat polake kujtuan skandalin që shpërtheu në shtator në Dobrova Gornica, një famulli në dioqezën e Sosnowiec, ku një nga priftërinjtë organizoi një orgji, duke ftuar një prostitutë.
Rasti ka dalë në dritë pasi i ftuari ka humbur ndjenjat gjatë mbrëmjes dhe pjesa tjetër e pjesëmarrësve është dashur të thërrasë ndihmën e parë.
“At Thomas Z. dhe dy laikë kanë kryer një shkelje shumë të rëndë të vlerave morale, të cilën Kisha nuk e toleron dhe e dënon ashpër. Ky incident është një skandal për besimtarët dhe protesta publike është e justifikuar”, thuhet në faqen e dioqezës.
Peshkopi Kazak, duke njoftuar dorëheqjen e tij u kërkoi besimtarëve që ta “falnin” për “dobësitë e tij njerëzore” .