Hoxhë Musliu i ofron “sadakë” Jasharit, Latifi i kërkon një shishe raki

E publikuar: 24/10/2023 23:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Pressing u diskutua për lëvizjen “braktisja vullnetare e fesë Islame”. Gjatë emisionit ka pasur debat në mes profesorit universitar, Blerim Latifi dhe Fadil Musliut, imam.

Teksa Musliu po debatonte me një nga pjesëtarët e kësaj lëvizjeje, Pajaziti Jashari, i tha që mund t’iu ndihmojmë nëse kanë nevojë për sadaka ( një ndihmë që njihet në fenë islame).

”Ju ishi bë për sadakë, ju japim sadakë. Na e kemi shoqatën humanitare Berqeti, që ka ushqim, pije, mish, rroba.”

Pas kësaj, Latifi i tha Musliut nëse kjo shoqatë ka edhe raki.

”Ta gjejmë ty do”- ia ktheu Musliu.