Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka njoftuar se pas takimit me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është vendosur që të shtyhet vendimi për furnizimin e bizneseve afariste.
Kjo dhomë njofton se ekzekutimi i vendimit është shtyrë për 10 ditë, transmeton KlanKosova.tv.
Në këtë periudhë ka mbetur që të formohen dy grupe punuese me përfaqësues nga bizneset dhe nga Komuna e Prishtinës për të diskutuar rreth këtij vendimi, me qëllim, arritjen e një marrëveshjeje që do të ishte e përshtatshme për të dyja palët.
















