Gjykata e Posaçme vijon ditën e sotme procesin gjyqësor ndaj Alfred Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.
E teksa brenda GJKKO-së pritet të nisë seanca, jashtë ambienteve disa qytetarë kanë shpalosur një banderolë ku Beleri, barazohet me Radoiçiçin serbin e shpallur në kërkim nga drejtësia e Kosovës, dhe i akuzuar si ideatori i sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë
Në banderolën në fjalë shkruhet: “Beleri në Jug – Radoiçiçi në Veri”!
Seanca e sotme u shty një javë më parë, ku shkak u bë kërkesa e gjyqtares së re në proces, Flora Hajredinaj, për t’u njohur me aktet e dosjes.
Gjyqtarja Hajredinaj zëvendësoi në trupë gjyqtaren, Etleva Deda, për të cilën në seancën e kaluar avokatët kërkuam përjashtim për shkak të konfliktit të interesit.
Gjyqtarja Hajredinaj tha në seancë se ishte shortuar si pjesë e trupës një ditë para seancës dhe se gjatë ditës kishte qenë pjesë e tri proceseve, duke pasur pamundësi në studimin e akteve të dosjes “Beleri”.
Në seancën e së martës të javës së kaluar, Beleri nuk ishte i pranishëm, por përfaqësohej nga avokatët e tij.