Aktivistja Aida Coroviq së fundi mori një vendim sipas të cilit ajo duhet të paguajë 100,000 RSD për aktin e hedhjes së vezëve në muralin e Ratko Mlladiq. Dje ajo bëri të ditur se në Vrbas në Serbinë Veriore janë shkruar mbishkrime duke e kërcënuar me vdekje.
Coroviq ka shpërndarë një foto në profilin e saj në Facebook, e cila është regjistruar në Vrbas dhe e cila tregon një mbishkrim që bën thirrje për vrasjen e saj.
“Një kartolinë nga Vrbas. Faleminderit shokut që e dërgoi. Tani pres një telefonatë nga zyra e ‘presidentit’ pasi e kanë zakon të telefonojnë herë pas here”, ka shkruar Coroviq poshtë fotografisë.
Në mur është shkruar “Vriteni Aida Coroviqin”.
Murali i kriminelëve të luftës u pikturua në vitin 2021. Shumë shpejt mbi të është derdhur bojë, por një grup qytetarësh kanë vendosur ta pastrojnë. Muralja u shkatërrua dhe u fshi në mënyrë të përsëritur dhe u organizuan protesta për gjithçka. Më vonë është vizatuar edhe Drazha Mihajloviq, por në fund muralet janë fshirë. Të paktën tani për tani.