Gjendet i vdekur një person në shtëpinë e tij në Istog

E publikuar: 23/10/2023 21:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person është gjetur i vdekur në Istog sot në shtëpinë e tij. Kjo u bë e ditur nga Shkodran Nikçi, zëdhënës për media në Prokurorinë Themelore në Pejë.

Ai ka shtuar se viktima jetonte vetëm, dhe se në vendin e ngjarjes kishte dalë Prokurori i Krimeve të Rënda, i cili ka kërkuar që trupi të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Si dhe e ka autorizuar Policinë e Kosovës për hetimin e vdekjes./Klankosova.tv