Vriten dy shqiptarë në Ukrainë

E publikuar: 23/10/2023 11:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy shqiptarë janë vrarë në Ukrainë në luftë me forcat pushtuese ruse. Këtë e ka bërë të ditur deputeti shqiptar, Pandeli Majko.

Ai ka shkruar se lajmin e ka marrë nga konsulli i Shqipërisë në Ukrainë, Omasov Shakhin.

Majko ka shkruar se dy ushtarët me origjinë shqiptare janë, Sermendtli Anatoly dhe Haydarzhy Danylo, të cilët sipas tij janë varrosur dje, ndërsa përveç flamurit të Ukrainës, në ceremoni ishte i pranishëm edhe flamuri kombëtarë.

Njoftimi i plotë:

Konsulli i Shqipërisë në Ukrainë, Omarov Shakhin, sapo më shkruajti për një lajm të hidhur.

Ukraina, nga sot, ka edhe dy djem, nga rradhët e diasporës shqiptare të cilët kanë rënë në luftë. Ata ishin ushtarë në ushtrinë e Ukrainës, të cilët luftuan dhe dhanë jetën në krye të detyrës si heronj. Ata ishin:

Dermentli Anatoly ishte nga fshati shqiptar i Karakurtit (në rajonin e Odesës). Ai kishte lindur më 3 shtator 1980. U mobilizua në Brigadën e mekanizuar Nr.118 në rajonin e Zaporozhias. Në 15 tetor, humbi jetën, në një mision luftimi.

Haydarzhy Danylo u lind në një familje shqiptare në 26 janar 2002 në fshatin Georgivka (rajoni i Zaporozhias). Ai ishte fëmija i dytë në familjen e tij, cila aktualisht, jeton ende në zonën e okupuar nga trupat ruse. Kur filloi lufta ai ishte në Poloni. Në verën e 2022, ai shkoi vullnetarisht për tu mobilizuar, por por u refuzua (për shkak të moshës). Në vitin 2023 pas ditëlindjes së 21-të ai aplikoi sërish dhe shërbeu vullnetarisht në Forcat e Armatosura të Ukrainës. Ai shërbeu në njësinë ushtarake A290 dhe dha jetën në zonën e luftimeve në fshatin Liman, pranë qytetit Kupiansk, në rajonin e Kharkivit.

Dje janë zhvilluar në qytetin e Zaporozhias ceremonistë funerale të dy djemve shqiptarë me gjak, të cilët edhe nga fotot personale duket që nuk kanë harruar origjinën e tyre.

Në ceremoninë e varrimit pranë flamurit të Ukrainës është vendosur edhe flamuri kombëtar shqiptar. I përjetshëm, qoftë kujtimi i tyre!/Lajmi.net