Ambasadori serb në Washington, Marko Gjuriq tha se këto ditë ka biseduar me përfaqësues të komunitetit “think tank” në SHBA, organizatave akademike e joqeveritare me ndikim sipas tij, duke iu folur atyre për situatën në Kosovë.
Ai tha se për zhvillimet e fundit i ka informuar edhe diplomatët nga më shumë se 40 vende.
Gjuriq e quajti “takim ambicioz” atë të organizuar nga ambasada serbe në SHBA, “me qëllim të forcimin të lidhjeve brenda komunitetit serb”.
Kur bëhet fjalë për ndryshimet në administratën amerikane, si ardhja e James O’Brien në postin e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gjuriq i tha “Kosovo Online” se ai është një njeri që e njeh shumë mirë rajonin.
Si përfaqësues diplomatik i Serbisë, thotë ai, “do të punojë me O’Brien si një nga përfaqësuesit e SHBA-së që merret me rajonin, me shpresë se në periudhën e ardhshme do të ketë më shumë shkëmbime vizitash, më shumë dialog për të gjitha çështjet”.
Ai foli për “korrigjimin e keqkuptimeve nga e kaluara” ndërmjet Serbisë e SHBA-së.