AKB: Vetëm 265 milionë euro për investime kapitale nga 900 milionë, kompanitë drejtë falimentimit

E publikuar: 22/10/2023 12:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mosshpenzim të buxhetit për investime kapitale. Sipas AKB-së, nga 900 milionë të planifikuara, janë shpenzuar më pak se 265 milionë euro.

Përmes një postimi në Facebook, AKB-ja ka theksuar se në mungesë të investimeve kapitale, kompanitë janë drejtë falimentimit, ndërsa ka edhe të tjerë që po kalojnë tek vendet e rajonit.

“Rreth 900 milionë euro për investimet kapitale Qeveria shpenzoi më pak se 265 milionë. AKB-ja vlerëson se investimet kapitale janë një nga shtyllat kryesore për rritjen e zhvillimit ekonomik por rritja ekonomike është në rrezik pasi Qeveria ka ngadalësuar ritmin e investimeve kapitale si asnjëherë më parë. Deri më tani janë shpenzuar vetëm rreth 30 për qind të këtij buxheti, kurse kompanitë ndërtimore infrastrukturore janë disa para falimentimit e disa tjera kanë kaluar në vendet regjionale ku po bartin makinerinë e kapitalit”, thuhet në postimin e tyre.