Momenti kur Kurti shtrëngon duart por ftohtë me Lajçakun

E publikuar: 21/10/2023 12:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Republikës së Kosovës ka publikuar pamjet kur kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim pesëshen e dpilomatëve perëndirmorë.

Në videon e publikuar nga Qeveria shihet se Kurti të parin e pret përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak, me të cilin ka një përshëndetje të ftoftë.

Kurti më pas pret këshilltarët e liderëve shtetërorë të Gjermanisë, Francës e Italisë, kurse në fundzëvendës ndihmës sekretarin e ShBA-së, Gabriel Escobar.