Pesëshja te Kurti nuk shkon në përbërjen e vjetër, italianët çojnë zëvendësim

E publikuar: 21/10/2023 11:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Albin Kurti aktualisht është duke zhvilluar një takim me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, Zëvendësndihmës Sekretarin e SHBA-së, Gabriel Escobar dhe këshilltarët e liderëve shtetërorë të Gjermanisë, Francës e Italisë.

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka dërguar në Kosovë këshilltarin e tij, Jens Plotner, presidenti francez Emmanuel Macron ka dërguar këshilltarin Emmanuel Bonne, ndërsa kryeministrja italiane Giorgia Meloni nuk ka dërguar si zakonshëm këshilltarin e saj Francesco Talò, por ai është zëvendësuar.

Pesëshja që erdhi sot: Nisur prej djathtas: I dërguari i Italisë, Gabriel Escobar, Miroslav Lajçak, Jens Plotnner dhe Emmanuel Bonne.

Takimi në Kryeministri filloi rreth orës 10:20.

Sipas informacioneve që ka siguruar Gazeta Express, pesëshja do të sjellë draft statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të përgatitur nga ekipet e tyre. Ky draft-statut i Asociacionit mbështetet edhe në Pakon e Ahtisaarit që është edhe baza e Kushtetutës së Kosovës.

Ideja që ndërmjetësi të sjellë në negociata draft-statutin është diskutuar nga shefi i diplomacisë së BE’së, Josep Borrell, në akademinë verore “Quo vadis Europa?”, në Santander të Spanjës nga data 21 deri më 25 gusht. Por, zhvillimet në Veri, ose më saktë sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë, ka shtyrë gjithçka.

Pesëshja në përbërjen e zakonshme: Nisur prej djathtas: Gabriel Escobar, Jens Plotner, Mirosllav Lajçak, Emmanuel Bonne, dhe Francesco Talo.