Këngëtarja Vjollca Abdullahu është duke u përgatitur për projektin e saj më të ri muzikor.
Pas këngës së saj të fundit ‘Ma zbukuro fundvitin’, ajo këtë herë vjen me një këngë më ritmike.
“S’ma nin” titullohet kënga më e re e Vjollcës e cila sërish ka bashkëpunuar me Zzap&Chris.
Kjo këngë do të shoqërohet edhe me videoklip, i cili është xhiruar nga Asha Graphics dhe pritet në fund javë të lansohet në televizione.
Përveç kësaj kënge, Vjollca do të vijë edhe me një këngë të re, e kësaj radhe në bashkëpunim me reperin Singullar.