Kurti nesër në takim me pesëshen diplomatike

E publikuar: 20/10/2023 23:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti nesër pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e ShBA-së, Gabriel Escobar dhe këshilltarët e liderëve shtetërorë të Gjermanisë, Francës e Italisë.

Takimi do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë nga ora 10:00.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrisë, thuhet se mediat mund të marrin pamje vetëm në oborrin e ndërtesës së Qeverisë.