Kolona të gjata në pikëkalimet kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë

E publikuar: 06/04/2015 13:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është vështirësuar komunikacioni rrugor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku pritjet për të kaluar kufirin zgjasin një orë, kanë bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë zyrtarë për media në Policinë e Kosovës.

“Pritjet më të theksuara janë kryesisht në dalje të pikëkalimeve kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë, ku pritjet janë të gjata deri në 1 orë dhe ka kolona, për shkak të fluksit të madh të qytetarëve”, thonë zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Në pikat e tjera kufitare, qarkullimi po zhvillohet normalisht dhe pa pritje të gjata.

Sa i përket gjendjes së rrugëve në tërë territorin e Kosovës, policia thotë se janë të kalueshme.